Festivali i filmit dokumentar "Dokufest: - Foto: Atdhe Mulla

DokuFest edhe sivjet në Prizren

Edhe vera këtij viti do të pritet  me filma nga e gjithë bota përmes  DokuFestit.

Filmat dokumentar, të shkurtër dhe për fëmijë do të transmetohen nga data 9 deri me 5 gusht tha ekipi i festivalit  për KALLXO.com.

“Ne jemi ende në proces të pranimit të filmave dhe ende nuk kemi informata se nga cilat shtete do të shfaqen filmat, por bazuar në numrin e aplikimeve mund të theksojmë se do të shfaqen filmat nga një numër i konsiderueshëm i shteteve nga e gjithë bota” u tha në përgjigjet e stafit.

Ky organizim nuk pritet të zgjerohet jashtë Prizrenit, por gjatë fundit të vitit një pjesë e programit do të shfaqet edhe në qytete tjera të Kosovës në kuadër të Kinemasë Solare.

Kjo kinema lëviz nëpër vende të ndryshme duke transmetuar program artistik dhe ishte risi e festivalit në vitin e kaluar.

Në fillim të këtij viti Nita Deda, dha dorëheqje nga pozita e drejtoreshës së Festivalit. Deri më tani nuk është zgjedhur askush në këtë pozitë.