‘Doku.tech’ shpalos programin e edicionit të 9-të

Nën sloganin “Fytyra ime nuk është barkod”, më 11 dhe 12 qershor 2022, do të mbahet edicioni i 9-të i konferencës së teknologjisë, “Doku.tech”.

Ky edicioni i kësaj konference do të mbahet në Termokiss në Prishtinë.

Sipas organizatorëve, konferenca e sivjetme e ‘Doku.tech” do të sjellë emra të njohur të teknologjisë për të eksploruar mundësitë, të papriturat dhe rreziqet e Inteligjencës artificiale.

“Edhe këtë vit mbledhim profesionistë të teknologjisë, sipërmarrës dhe drejtues kompanish të nivelit më të lartë, vendas dhe ndërkombëtar, për të eksploruar mundësitë, të papriturat dhe rreziqet e inteligjencës artificiale, shkenca dhe mbledhja e të dhënave, inteligjenca njerëzore, mësimi i makinerisë, privatësia, algoritmet, sistemet, edukimi dhe revolucioni”, thuhet në njoftim

Folës të këtij edicioni të “Doku.tech”, sipas organizatorëve janë; Krenar Komoni, Diana Gehlhaus, Bruno Sánchez-Andrade Nuño, Maja Bosnic, Rudradeb Mitra, Sandhini Agarëal, Julia Hoxha, Henrik Chulu.