Foto: ‘Doku Fest’.

"Doku Fest" hap thirrjen për aplikim në edicionin e 21-të

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë “DokuFest”, ka hapur thirrjen për aplikim për programin e edicionit të 21-të të tij.

Edicioni i 21-të i “Doku Festit” do të mbahet nga 5 deri më 13 gusht 2022 në Prizren.

Përmes një njoftimi, “Doku Fest” bën të ditur se synon të prezantojë një program të pasur dhe të larmishëm të filmave dokumentarë bashkëkohor, filmave të shkurtër dhe filmave të animuar, si dhe një numër masterklasash, panele, diskutime dhe punëtori.

“Pas një edicioni online në 2020 dhe edicionit hibrid në 2021, ne presim që festivali të zhvillohet plotësisht në formë fizike në 2022”,  thuhet në njoftim.

Afati i fundit për paraqitje është 28 shkurt 2022. Aplikimet, sipas njoftimit do të pranohen ekskluzivisht përmes platformës së “Film Freeway”.