Ilustrim

Doktori nga Klina vdes në vetë aksident

Një doktor me inicialet Gj. Gj. që punonte në qytetin e Klinës, ka vdekur orët e para të mëngjesit të sotëm pas një vetë-aksidenti .

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Komandanti i Trafikut për Rajonin e Gjakovës, Albin Sahatqija.

“Po aksidenti ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnatës në fshatin Balincë të Komunës së Malishevës. I njëjti nuk i është përshtatur shpejtësisë dhe në një kthesë të rrezikshme e cila ndodhet në atë pjesë ka pësuar vetë-aksident”, tha Sahatqija.

Tutje ai shtoi se doktori Gj. Gj., ka qenë i vetëm në veturë dhe ekipi mjekësor i cili ka qenë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij.

“Hetuesit policor dhe prokurori i rastit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë shiqimin e vendit të ngjarjes”, tha tutje ai.