Doktori gjerman i sportit burgoset për skandalin e dopingut në gjak

Një mjek gjerman i sporteve është burgosur për gati pesë vite për organizmin e një rrethi dopingu për atletë, mes viteve 2012-2019, raporton BBC

Mark Schmidt, 42, është gjobitur po ashtu edhe me 158 mijë euro dhe është ndaluar të praktikojë mjekësinë për tre vite tjera nga një gjykatë në Mynih.

Dopingu në gjak më së shumti kishte përfshirë skitarët dhe çiklistët.

Schmidt ishte arrestuar në shkurt 2019 pas bastisjeve në shtëpinë e tij në Erfut të
Gjermanisë, dhe në Sefeld të Austrisë.

Gjatë asaj kohe, qendra e skijimit në Seefeld ishte duke organizuar Kampionatin Botëror të Skijimit Nordik. Disa të dyshuar u arrestuan pak para fillimit të një ngjarje për meshkuj dhe një atlet austriak duke bërë transfuzion gjaku.

Këto arrestime përquan një valë tronditëse në botën e skijimit.

Dopingu i gjakut përfshin ri-injektimin e e gjakut të vetë atletit për të rritur përqendrimin e qelizave të kuqe të gjakut, që rrisin qëndrueshmërinë dhe performancën.

Schmidt doli para gjyqit në shtator me katër bashkëpunëtor të tjerë që ishin gjetur po ashtu fajtorë nga gjykata e Mynihut.

Dy prej tyre morën dënime me kusht dhe dy të tjerëve i’u dha gjobë.

Doktori i turpëruar u shpreh i penduar për krimet e tij, javën e kaluar në një deklaratë me shkrim e cila u lexua nga avokatët e tij, ku kishte thënë: ” Kam bërë një kthesë të gabuar për të cilën jam fajtor”.

Ai po ashtu tha se është penduar që ka përfshirë edhe katër të tjerët në këtë proces, duke shtuar: ” Më vjen keq pafundësisht që mora pas vetes edhe katër të tjerët në gjithë këtë.”

Një nga të pandehurat i kishte thënë gjykatës se si ajo kishte vozitur nëpër Evropë duke shpërndarë furnizime me doping për atletët me një tarifë prej 200 euro.

Gjatë gjykimit, Schmidt e pranoi se ka bërë doping në gjak por insistoi se nuk ka përfituar financiarisht nga ai proces dhe nuk vuri jetën e askujt në rrezik.

Schmidt u shpall fajtor për 24 pika të përdorimit të metodave të dopingut dhe dy akuza të përdorimit të barnave të ndaluara.