Doktorë, infermiere dhe policë në ceremoninë e Vatikanit në prag të festës së Pashkëve

Të dielën besimtarët katolikë festojnë Pashkët, mirëpo kjo festë pritet në rrethana të pazakonshme për të gjithë besimtarët anembanë botës.

Italia është njëri ndër vendet më të goditura në botë nga pandemia COVId-19, andaj kjo ka sjellë në situata të pazakonshme edhe kremtimin e festave fetare.

Papa Françesku ka udhëhequr një ceremoni sot nga ora 21:00 në Sheshin Shën Pjetri, në sheshin e boshatisur, ku po qëndronin vetëm një numër i pazgjedhur i personave që morën pjesë në këtë ceremoni.

Personat e përzgjedhur nuk ishin të rastësishëm, por ishin pikërisht ata që në këtë kohë të jashtëzakonshme janë në front në luftën me pandeminë e coronavirusit.

Infermierë dhe mjekë që kishin veshur mantelet e tyre të bardhë, zyrtarë të Policisë me uniforma pune, ishin personat që iu bashkuan kësaj ceremonie në Sheshin e zbrazët të Shën Pjetrit.

Papa Françesku udhëhoqi këtë ceremoni, e cila nuk u mbajt në bazilikën e Romës, për shkak të ndalimit të lëvizjes në Itali si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Pjesëmarrja e personelit mjekësor dhe të sigurisë në këtë ceremoni përcolli një mesazh të fortë se pandemia COVID-19 ka prekur të gjitha sferat e jetës, shkruan the New York Times.

Papa Françesku përcolli këtë ceremoni, përderisa mjekë, infermierë, Policë, një gardian i burgut dhe një ish i burgosur, lëvizën përreth gjithë sheshit Shën Pjetri.

Pos lutjeve në prag të festës së Pashkëve Papa kur të përfundoi situata me pandeminë “kthimi në mënyrën se si ishin gjërat më parë, është situatë nga e cila duhet të kemi më shumë frikë”, ndërsa potencoi se kjo pandemi “ shkatërroi të gjitha barrierat dhe dallimet si fetare, kombësie, dallimet e racës, dhe janë thyer barrierat në mes të pasurve dhe të varfërve “.

Italia, vendi më i goditur nga pandemia COVID-19, ka 135 mijë persona të prekur nga ky virus, përfshirë viktimat dhe të shëruarit dhe ata që janë në trajtim intensiv apo shtëpiak.

Ndërsa deri më sot në Itali si pasojë e coronavirusit janë shënuar mbi 18 Mijë viktima.

Data 20 prill është kur autoritetet italiane presin që duke marr parasysh masat e ndërmarra të mos ketë shfaqje të rasteve të reja me COVID-19.

Ndërsa sot kryeministri i Italisë, Conte, ka zgjatur masat e karantinës deri më 3 Maj në të gjithë Italinë.