Dogana zbulon bizhuteri e koncentrat parfumi të padeklaruar në Merdarë

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka zbuluar në pikë-kalimin kufitar në Merdarë mallra të padeklaruara në vlerë prej afër 1 mijë eurove.

Mallrat e padeklaruara u zbuluan në pjesën e pasme të kapakëve të autobusit të linjës Luksemburg – Prishtinë, pas një kontrolli të zyrtarëve doganorë.

Sipas njoftimit, zyrtarët doganorë zbuluan 468 copë bizhuteri të ndryshme dhe 6 kg koncentrat për parfume.

Dogana bën të ditur se për mosdeklarim të mallrave palës do t’i shqiptohet kundërvajtje doganore.