Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në vlerë rreth 20 mijë euro në një barnatore në Lipjan (VIDEO)
Dogana e Kosovës ka sekuestruar paketime të barnave me banderola të Serbisë dhe Shqipërisë, në vlerë 20 mijë euro, në një barnatore në Lipjan.
Njësiti Antikontrabandë i Doganës së Kosovës gjatë kontrollit në një barnatore Lipjan më 12.07.2024 ka gjetur të fshehura 6,858 paketime të barnave, të cilat janë kontrabanduar në Kosovë.
“Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencën e barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll në një barnatore dhe kanë zbuluar të fshehura 6,858 paketime të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja (Serbi dhe Shqipëri), të cilat janë kontrabanduar në Kosovë. Vlera e këtij malli llogaritet të jetë rreth 20,000.00 euro”- thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës më 13.07.2024.
Në njoftimin e Doganës së Kosovës thuhet se ndaj palës janë inicuar procedurat kundërvajtëse.