Ilustrim/ Mallra të kontrabanduara, Foto: Dogana e Kosovës
Dogana sekuestron 3 mijë litra pije që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia
10.8.2022 - 10:54
Dogana e Kosovës ka sekuestruar rreth 3 mijë e 600 litra pija të ndryshme joalkoolike të cilat dyshohen se janë kontabanduar nga Serbia në Kosovë, përkatësisht në regjionin e Lipjanit.
Fillimisht Dogana kishte hasur në një veturë që dyshohej se po barte mallrat kontrabandë ndërsa më pas kishe gjetur edhe depon ku ishte furnizuar ky automjet.
Të gjitha mallrat dhe automjeti janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.