Foto: Dogana e Kosovës

Dogana parandalon kontrabandimin e telefonave në aeroportin e Prishtinës

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë së premtes ka parandaluar kontrabantimin e tetë telefoanev mobil në Aeroportin e Prishtinës.

Sipas njoftimit, ndaj personave të dyshuar janë iniciuar raste sipas legjislacionit në fuqi.

“Në dy raste të veçanta, janë parandaluar përpjekjet për kontrabandimin e tetë (telefonave të rinj **iPhone 16**, të sapo dalë në treg për shitje. Të gjitha pajisjet janë konfiskuar” – thuhet në njoftim.

“Ndaj personave të përfshirë janë iniciuar procedurat kundërvajtëse në përputhje me ligjet në fuqi. Dogana e Kosovës do të vazhdojë përkushtimin në parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të ligjshëm” – përfundon njoftimi.