Dogana e Kosovës - Foto: Rtv21

Dogana mbledh 34 milion euro më shumë të hyra sesa vitin e kaluar

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka arritur që të arkëtoj 14% më shumë hyra krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Rritja e aktivitetit ekonomik kanë ndikuar në rritje e performancës, gjithashtu edhe vetëdijesimi i bizneseve është faktor tjetër, por nuk duhet harruar angazhimin e zyrtarëve doganor në parandalimin e kontrabandës”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Sipas Doganës së Kosovës, krahasimi në mes të viteve 2020 dhe 2021 në periudha të njëjta kohore, tregon që ka një rritje prej 14% më shumë, apo shprehur në vlerën monetare, kjo është afër 34 milionë euro më shumë.

“Pra gjatë viti 2020 dogana kishte mbledhur 239,3 milionë euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 273,6 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës ka ftuar qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandë “sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë”.