Dogana konfiskon vaj ushqimor të kontrabanduar me origjinë nga Serbia - FOTO

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se njësitet e anti-kontrabandës në regjionin e Mitrovicës, kanë identifikuar një automjet të dyshimtë dhe me rastin e ndalimit kanë gjetur mallra të kontrabanduar me origjinë nga Serbia, respektivisht 675 litra vaj ushqimor.

Dogana ka njoftuar se mallrat dhe automjeti janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.