Dogana konfiskon barna, telefona, e hormone të fekondimit artificial të kontrabanduara

Dogana e Kosovës ka ndërmarrë 3 aksione të ndryshme sot gjatë ditës me ç’rast ka konfiskuar barna farmaceutike, telefona celularë, si dhe hormone për stimulim të fekondimit artificial.

Aksionet janë zhvilluar në qytetin e Pejës dhe në pikën kufitare në Han të Elezit.

Njëri konfiskim ka ndodhur në një barnatore në Pejë ku Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik.

“Njësit e Doganës kanë arritur të parandalojnë kontrabandën në tri raste të ndara, fillimisht Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik –Ministria e Shëndetësisë ka marrë pjesë në kontrollin e një Barnatore në Pejë, ku edhe është gjetur një  hapësire në pjesën e fundit të subjektit e punuar posaçërisht për fshehjen e barnave  të kontrabanduara. Asnjë nga barnat e gjetura ne ketë hapësirë të fshehur nuk kishin banderola të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.

Ndërsa në pikën kufitare të Hanit të Elezit, Dogana ka konfiskuar 45 telefonë celularë dhe barna në një autobus udhëtarësh.

“Një plan veprimi i implementuar në pike kalimin e Hanit të Elezit ka zbuluar dy tentim kontrbandime. Në rastin e parë në një automjet udhëtaresh në një hapësirë të fshehtë post-fabrikante janë gjetur 45 telefona celular. Ne rastin e dyte ne nje Autobus Udhëtaresh është gjetur një sasi e konsiderueshme e Produkteve Farmaceutike / Hormone per Stimulim te Fekondimit Artificial”, thuhet tutje në komunikatën e Doagnës së Kosovës.