Foto: Dogana e Kosovës

Dogana konfiskon aroma për nargjile

Dogana e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur dhe konfiskuar aroma për nargjile gjatë tentim kontrabandës.

Sipas njoftimit malli është gjetur gjatë kontrollit të një automjeti nga oficerët doganor në Qafë të Prushit.

“Gjatë kontrollës në pjesën para karriges së parë të bashkudhëtarit, e cila ishte e mbuluar është gjetur mall gjatë tentim kontrabandës”, thuhet në njoftim.

Dogana tutje ka njoftuar se mallrat aroma për nargjile janë konfiskuar dhe ka filluar procedura për kundërvajtje.