Dogana konfisikon 70 kilogramë nargjile të kontrabanduar

70 kilogramë nargjile është konfiskuar nga Dogana e Kosovës gjatë një operacioni në Suharekë dhe Rahovec.

Në njoftimin e këtij institucioni thuhet se malli ishte i kontrabanduar dhe konfiskimi është bërë me qëllim të zbatimit të ligjit dhe luftimit të kontrabandës.

“Dogana e Kosovës me qëllim të zbatimit të ligjit dhe luftimit të kontrabandës ka kryer kontrolla në tri lokacione të ndryshme (Rahovec dhe Suhareke) dhe me kete rast është konfiskuar mall i kontrabanduar / 70 Kg Nargjile”, bëjnë të ditur nga Dogana e Kosovës.