Ilustrim: Jeta Dobranja/Trembelat

Dogana kap veturat që ndërruan kilometrazhin për t'i ikur tatimit

Dogana e Kosovës ka njoftuar se është duke hasur në raste kur kilometrat e veturave të përdorura rriten me qëllim të uljes së pagesës.

Sipas njoftimit gjatë javës së kaluar si dhe gjatë kësaj jave (26.08.2019 deri 04.09.2019) kanë identifikuar 8 raste të veturave dhe të gjitha janë dënuar me rreth 5 mijë euro gjoba.

“Pas verifikimit te kilometrave, janë identifikuar se kemi të bëjmë me mashtrim në kilometra, kanë deklaruar më shumë kilometra se sa që realisht i ka vetura”, thuhet tutje në njoftim.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sektorët përkatës do të vazhdojnë të bëjnë verifikimin e kilometrazheve të kaluara të veturave që do të zhdoganohen. 

Ata i kanë bërë apel të gjithë qytetareve, që mos të bien pre e personave te pa ndërgjegjshëm, të cilët munden edhe t’i ofrojnë ofertat për manipulime të kilometrazhit te veturës, me qëllim shmangieje nga detyrimet doganore sepse gjobat dhe taksat doganore prapë do t’i paguan qytetari që e zhdoganon veturën.