Dogana kap rreth 30 mijë euro të cilat u tentuan që të futen në Kosovë pa deklarim

Dogana e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e ditës së sotme, në pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit kanë kaluar para të padeklaruara.

Sipas njoftimit, oficerët doganorë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të parave të cilat përmes një automjeti të udhëtarëve kanë tentuar që të futen në Kosovë pa deklarim.

“Një automjet që vinte nga Maqedonia është selektuar për kontroll dhe gjatë kontrollit të hollësishëm në anën e djathtë në sirtar janë hasur tre qese, pas hapjes se të njëjtave janë gjetur para të padeklaruara në vlerë totale prej 28 mijë e 310 euro”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Sipas njoftimit, të gjitha mjetet janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme.

Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit në numrin 080050095.