Dogana jep detaje për duhanin e kontrabanduar me peshë prej 5 tonëve

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë ditës së djeshme kanë kryer një operacion ku kanë identifikuar dhe ndaluar një kamion me duhan të kontrabanduar me peshë prej 5 tonëve.

Sipas Doganës së Kosovës, vlera e këtij malli  është 13 mijë euro dhe shmangiet në vlerë prej 3,784 eurove, mirëpo në rast se ky mall do të arrinte të kontrabandohej në territorin e Republikës së Kosovës dhe të përpunohej shmangiet nga detyrimet doganore do të ishin rreth 210 mijë euro.

Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është intervistuar.

(FOTO) Dogana e Kosovës konfiskon 5 ton duhan