Foto: Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës pranoi 12 mijë euro pajisje nga ShBA

Dogana e Kosovës e ka pranuar sot donacionin e rradhës nga Qeveria e ShBA-së.

Dogana ka pranuar një donacion në vlerë mbi 12 mijë euro pajisje për zbatim të ligjit nga programi amerikan “Kontrolli i eksportit dhe siguria e kufijve” (EXBS).

Përfaqësuesi Rick Clark dorëzoi pajisjet tek Dogana e Kosovës edhe te Policia kufitare.

Dogana e Kosovës njofton se deri tani Dogana ka pranuar rreth 400 mijë dollarë pajisje dhe trajnime të financuara nga qeveria amerikane.