Dogana e Kosovës ndanë 6 mijë euro për ndërtimin e 3 shtëpizave për qen

Dogana e Kosovës, planifikon të furnizohet me tri shtëpiza për qentë e Njësisë K-9, të këtij institucioni.

Për këtë qëllim, Dogana e Kosovës nëpërmjet platformës elektronike për prokurim publik në vend, “e-prokurimi”, ka iniciuar tender për të cilin ka parashikuar të nënshkruaj kontratë në vlerë deri 6,000 euro, me një kohëzgjatje deri 12 muaj.

Kuotimi i çmimit, është lloji i procedurës së prokurimit të përdorur për këtë aktivitet tenderues, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Në kërkesat e këtij tenderi, Dogana ka paraparë që shtëpizat të jenë me elemente druri ku kërkohet të jetë me dimensionet 4 M e gjatë,2 M e gjerë dhe 1.84 M e Lartë, për t`u vendosur/ankeruar në bazamentin beton, me kornizë të qëndrueshme katrore 25 mm, trarë U- të salduara për instalimin e profilit të pllakës të galvanizuar të nxehtë, trashësia e drurit cilësor është 20 mm,

Sipas Doganës, çdo panel fiksohet individualisht, kështu që nuk ka lëvizje në rast thatësirës dhe temperaturave të larta.

Ndër tjerash, kërkohet edhe vendosja e tubave me gjatësi e gjerësi, pastaj vendosja e dyerve dhe kulmit me dimensionet e parapara me këtë tender.

Në bazë të vlerës së parashikuar për kontratë dhe numrit të shtëpizave për qenë, të planifikuar të furnizohen, Doganës parashihet t’i kushtoj në vlerë deri 2,000 euro një e tillë.

Burimi_Dogana e Kosovës
Burimi_Dogana e Kosovës