Dogana e Kosovës - Foto: Rtv21

Dogana e Kosovës merr nën menaxhim të përkohshëm terminalin doganor në Pejë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka marrë nën menaxhim të saj terminalin doganor që ndodhet në Pejë.

Përmes një njoftimi për media, Dogana ka bërë të ditur se operatorit privat që ka qenë duke menaxhuar këtë terminal, i ka skaduar linenca për operim.

Sipas njoftimit, Dogana ka dakorduar kushtet me operatorin për të marrë në opertim të përkohshëm këtë terminal.

“Nga fillimi i operimit të këtij aranzhimi, do të evitohet pagesa që kanë paguar bizneset për hyrje në terminal, e cila është identifikuar si sfidë e vazhdueshme në raportin e progresit, pasi që si mënyrë nuk bazohet në praktikat evropiane” – thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Po ashtu, Dogana ka thënë se ka identifikuar disa mundësi për zgjidhjen e përhershme dhe për këtë ka bashkëpunuar me Komunën e Pjeës dhe sipas tyre, janë në pritje të një zgjidhje afatgjate pa cënuar ofrimin e shërbimeve për komunitetin e biznesit dhe qytetarët e Pejës.