Dogana e Kosovës konfiskon rreth 100 paketime me barna në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka parandaluar një rast të kontrabandës me barna në pikën kufitare në Vërmicë.

Dogana përmes një njoftimi potencoi se në një automjet me targa të Shqipërisë janë gjetur rreth 100 paketime barna me banderolla të Shqipërisë.

Sipas tyre, të gjithë mallrat e gjetur janë konfiskuar.

“Në pikë kalimin kufitar të Vërmicë, është selektuar për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të Shqipërisë, gjatë kontrollit është hasur në barna me banderolla të Shqipërisë rreth 100 paketime, me ketë rast ka shkaktuar kundërvajtje doganore të gjitha mallrat janë konfiskuar”, thuhet në njoftim.