Dogana e Kosovës - Foto: Rtv21

Dogana e Kosovës konfiskon mbi 1 ton nargjilë në Malishevë

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se njësitet e saj kanë konfiskuar një sasi prej 1 mijë e 190 kilogramë të nargjilës në një lokacion në Malishevë.

Sipas Doganave të Kosovës, pas informatave që kishin marr, njësitet doganore kanë kryer një kontrollim të befasishëm në një lokacion të dyshimtë në Malishevë e që ka rezultuar me gjetjen e kësaj mase të mallit të kontrabanduar.

Dogana njofton se vlerësimeve fillestare për humbjet nga taksa si pasojë e kotrabandimit të nargjilës së gjetur, janë mbi 50 mijë euro. Të gjitha mallrat e jashtëligjshme të kapura nga Njësitet e Doganës, janë konfiskuar.

Dogana bashkë me Prokurorinë, janë duke e trajtuar rastin.