Dogana e Kosovës gjen tre emigrantë ilegalë në një kamion të mallrave

Tre emigrantë ilegalë janë gjetur në një kamion të mallrave gjatë kontrollimit nga Dogana e Kosovës.

Ata kishin qenë të fshehur brenda ndërsa Dogana gjatë kontrollit ka hasur në ta.

Në njoftim thuhet se refugjatët janë nga Pakistani ndërsa së bashku me vozitësin janë dorëzuar në Policinë e Kosovës.