Milorad Dodik - Foto: BETA

Dodik: Kurti të ndalojë së destabilizuari Kosovën dhe Ballkani do të jetë i qetë

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të ndalojë së destabilizuari Kosovën në mënyrë që i gjithë Ballkani të ketë paqe.

Dodik i pyetur nga agjencia e Republika Sërpskas, SRNA, për komentet e Kurtit se “Republika Sërpska është një kërcënim për Ballkanin Perëndimor”, ka shtuar se këto janë të pritshme nga një “kryeministër i rrejshëm i një shteti të rrejshëm”.

“I njohur si një person që nuk respekton marrëveshjet dhe që destabilizon krahinën jugore serbe herë pas here, ai tashmë i ka dhënë vetes të drejtën të japë mësime për rajon. Më e mençur do të ishte të thoshte se Republika Sërpska duhet të ketë statusin e njëjtë si Kosova, pasi tashmë ka komentuar për Republika Sërpskan”, ka thënë Dodik.