Foto: Imzot Dodë Gjergji/Facebook

Dodë Gjergji merr vendim që meshat të kremtohen pa besimtarë

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka njoftuar se të dielën, mesha në Katedralen do të kremtohet pa besimtarë.

Kjo u bë për t’i respektuar masat kundër COVID-19. Ndërkohë, famullitari i Katedrales, Fatmir Koliqi, theksoi se në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë, në orën 11:00, mesha do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në faqen zyrtare të Katedrales.

Dodë Gjergji ka vendosur që meshët do të kremtohen pa pjesëmarrje të besimtarëve.

Dodë Gjergji ka bërë thirrje që ndarja dhe celebrimi i skaramenteve e sakramentorëve, të shtyhet për një kohë tjetër./21Media