Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Doarsa Kica Xhelili reagon për akuzat e deputeteve të PDK-së se janë kërcënuar nga Prindron Sadriu

Dy deputetet e PDK-së, Floretë Zejnullahu dhe Ganimete Musliu përmes Kuvendit të Kosovës e kanë denoncuar bashkëshortin e presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriun për kërcënim.

Zejnullahu dhe Musliu kanë deklaruar se janë kërcënuar nga bashkëshorti i Osmanit për deklaratat që ato i kanë dhënë.

Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar ndaj deklaratave të kolegeve të saja deputete nga PDK, duke i akuzuar ato për shpifje në rastin e Prindron Sadriut.

“Përmendin shpifje se si zotëri Sadriu po e kryen rolin e ambasadorit ku ai realisht nuk është emëruar ambasador, ai është ministër në ambasadën në Shkup dhe është obligim i tij të zëvendësoi ambasadorin deri në emërimin e tij. Është e jashtëzakonshme mënyra së si shpifja është krijuar neë një diskurs standard këto ditë.

Deputetet e PDK-së: U kërcënuam nga bashkëshorti i presidentes Osmani