DNV: Vjedhjet e votave mes kandidatëve na sollën deputetë pa merita

Demokracia në Veprim, koalicion organizatash të angazhuar në monitorimin e zgjedhjeve bënë thirrje për fokus në manipulimin e votave që mund të bëhet në dëm të kandidatëve për deputetë.

 

Florent Spahija, përfaqësues i DNV i ftuar në emisionin “Jeta në Kosovë” tha se vjedhjet e votave brenda kandidatëve të të njëjtit subject kanë ndikuar në përbërje të dobët të Kuvendit.

“Interesi i përgjithshëm ka qenë tek subjektet politike pra mos me u vjedh votat në mes subjekteve pra nuk janë marrë shumë me këtë vjedhjen tjetër. Pasojat janë se janë bërë deputetë ata që nuk e kanë meritu të bëhen deputetë”, tha Spahija.

Ai shtoi se i kanë propozuar KQZ-së një plan për të evituar këto manipulime.

“Propozimi jonë është që me u numëru votat e partisë në vendvotim ndërsa të kandidatëve në qendër të numërimit, e kish eliminu një proces shumë më të gjatë dhe do të kishte siguri më të madhe për kandidatët”, shtoi Spahija.

Lidhur me zgjedhjet e 6 tetorit dhe sfidat që e kanë përcjellur procesin e numërimit flasin:: Valdete Daka nga KQZ, Florent Spahija nga Demokracia në Veprim,  Laura Pula nga Prokuroria e Kosovës dhe Gyltene Sylejmani nga PZAP.