Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjakovë, Foto: Arbrita Uka/KALLXO.com
DKA Gjakovë raporton në Polici se tri nxënëse e lënduan veten
Policia e Kosovës është njoftuar nga drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova- Baçi se tri nxënëse janë vetëlënduar.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur më 07.10.2024, rreth orës 10:30.
Policia njofton se nxënëset janë të mitura dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Rasti është inicuar si “Shtytje në vetëvrasje” dhe është duke u hetuar.
Në anën tjetër, më 30.05.2024, janë raportuar 17 raste të nxënëseve të shkollave fillore të mesme të ulët “Mihal Grameno” dhe “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë që i kanë gërvishtur duart e tyre, të nxitur nga një video (lojë) në “Tiktok”.
Ndërsa, më 31.05.2024, KALLXO.com ka raportuar se tre nxënës nën moshën 14-vjeçare të shkollës fillore të mesme të ulët “17 Shkurti” në fshatin Gllogovc të Komunës së Lipjanit, kishin lënduar dorën e tyre të majtë me mjete të mprehta, të nxitur po ashtu nga një video (lojë) në “TikTok”.