Ilustrim - Policia në aksion

Djegia e veturave në Mitrovicë, flet për Kallxo zv/drejtori i Policisë

Kallxo ka siguruar një video ku shihen veturat duke u djegur. Zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën Veriore, Besim Hoti, ka thënë për Kallxo se ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ku sipas informatave njëra veturë ka pasur probleme në motor, ndërsa është kapluar nga zjarri edhe një veturë tjetër.

“Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, një veturë është djegur, pastaj në afërsi të saj e ka kapluar zjarri edhe një veturë tjetër, duke shkaktuar dëme materiale. Zjarrfikësit që kanë qenë në vendin e ngjarjes kanë deklaruar që është vetë djegie e veturës, me gjasë sipas informacioneve të tyre defekt në motor, ka deklaruar edhe pronarja e veturës”, tha Hoti.

Po ashtu Hoti ka shtuar se nuk ka të lënduar, derisa policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësit, kurse sot gjatë ditës pritet me marr dëshminë e pronares, për t`u qartësuar rreth ngjarjes.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.

“Normalisht kemi të bëjmë me dëmtim të pronës tjetër, se kjo është vetë-djegë por ju ka djegë edhe dikujt tjetër tash prona, këto janë informacionet fillestare, nuk ka të bëjë me djegie të qëllimshme por me vetë djegie, defekt në motor”, ka thënë Hoti për Kallxo.