Djegia e shtëpisë në Mitrovicë, nga spitali flasin për gjendjen e të lënduarve

Dy persona kanë pësuar djegie në pjesën e këmbëve pas djegies së një shtëpie në në lagjen Bajr të Mitrovicës.

Ata kanë pranuar trajtim mjekësor dhe terapi kundër dhimbjes në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, sipas zëdhënëses së Spitalit, Nita Mustafa.

“Dy persona sot më 19.09.2024 rreth orës 15:30, kanë pranuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë ‘Dr.Sami Haxhibeqiri’” – tha ajo.

Mustafa shtoi se pas këtyre procedurave në mënyrë ambulative, ata lëshohen për në shtëpi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës, KEDS dhe zjarrfikësit.

VIDEO – Digjet një shtëpi në Mitrovicë, dy persona dërgohen në spital