Foto: Alban Selimi / Facebook

Djegia e garazhit të gazetarit të RTK-së, policia arreston një të dyshuar

Më 16 mars 2023 garazhi në shtëpinë e gazetarit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), Alban Selimi ishte kapluar nga zjarri.

Përderisa sot Policia e Kosovës ka thënë se një person është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit për veprën penale “Zjarrvënie”.

“Sot hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën zjarrvënie. Personi i arrestuar me inicialet A.L. është 42-vjeçar” – ka thënë Policia.

Tutje është thënë se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në një reagim në Facebook Selimi kishte pretenduar se zjarrin mund t’ia ketë vënë ndokush dhe se me këtë veprim kanë tentuar ta frikësojnë.

Rastin e kishte bërë të ditur vet gazetari Alban Selimi përmes një postimi në Facebook, me ç’rast ka publikuar edhe foto.

Gazetarit të RTK-së i digjet garazhi, e konsideron tentim për ta frikësuar