Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Djali sulmon nënën në Vushtrri, mosmarrëveshja dyshohet se nisi për një telefon

Një person është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij pas një mosmarrëveshje që kishin me njëri-tjetrin.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh policor ka njoftuar se viktima ka raportuar rastin të hënën, më 15.07.2024 në 13:00h.

“Viktima ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje rreth një telefoni është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari. I dyshuari është arrestuar” – njofton Policia e Kosovës.

Tutje është thënë se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.