Ilustrim

Djali rrah nënën e motrën

Një person ka rrahur nënën dhe motrën e tij, gjatë ditës së djeshme.

Policia ka njoftuar se ditën e djeshme një rast është raportuar në Mitrovicën e Veriut, ku një i dyshuar ka rrahur dy familjarë të tij, më saktësisht nënën dhe motrën e tij.

Sipas raportit policor, njëra nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Policia ka thënë se për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ku me vendim të këtij të fundit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Rasti është hapur si dhunë në familje.