Djali po dyshohet se vrau nënën e tij në Ferizaj

Një grua rreth 82 vjeçare po dyshohet se është vrarë nga djali i saj në Ferizaj.

I dyshuar është ndaluar me vendim të Prokurorisë nën dyshimin për vrasje.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Prokurori i rastit, Veton Shabani.

“Fillimisht rasti është dyshuar për vdekje të dyshimtë, deri sa kanë ardhë policia, forenzika dhe mjekësia ligjore ku edhe kanë konstatuar edhe vdekjen por edhe kanë parë disa shenja…Fillimisht është menduar si vdekje natyrore më pas janë parë edhe shenjat. I dyshuari kryesor për momentin është djali i viktimës, një person me ç’rregullime mendore dhe tani janë duke u ndërmarrë procedurat. Trupi është dërguar në obduksion”, tha Prokurori Shabani.

Ai tha se është kërkuar edhe një mendim nga një ekspert psikiatrik për gjendjen e të dyshuarit.

“Është kërkuar një mendim i një psikiatri për të dyshuarin që është lëshuar vendimi për ndalimin e të dyshuarit”, shtoi prokurori i rastit.

Vrasje në Ferizaj, dyshohet se viktima është 82 vjeçare