Djali i Adem Demaçit aderon në PDK
Shqiptar Demaçi nga sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Kështu ka njoftuar kreu i kësaj partie, Kadri Veseli.
“Adem Demaçi nuk u mposht asnjëherë. Ishte frymëzuesi më i madh për ne, brez pas brezi, në idealin e lirisë dhe rrugën e çlirimit. Bashkimin e shqiptarëve e kishte ideal jetësor, saqë edhe djalit ia kishte lënë emrin Shqiptar”, ka shkruar Veseli në “Facebook”.
Veseli ka vlerësuar figurën e Adem Demaçit teksa u shprehë krenar me të.
“Shqiptar Demaçi, djali i simbolit të rezistencës sonë kombëtare, prej sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Ne jemi krenarë që jetuam në epokën e Adem Demaçit. Ne jemi krenarë që Shqiptar Demaçi, profesionist dhe personalitet shumë i respektuar, u bashkua me ne”, thuhet në fund të postimit të tij.