Foto: RTV Dukagjini

Djali dyshohet se vrau nënën

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në qytetin e Pejës.

Burime të KALLXO.com kanë konfirmuar se në lidhje me këtë rast një person është arrestuar, dhe i njëjti është djali i viktimës. I dyshuari tashmë është në ndalim policor.

Paraprakisht, Policia e Kosovës ka bërë të ditur për KALLXO.com se ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Mbreti Zog”,  të këtij qyteti.

“Policia, me të marrë informacionin menjëherë ka shkuar në vend të ngjarjes, aty është kuptuar se bëhet fjalë për një rast të rëndë. Në vend ngjarje janë gjitha njësitet relevante dhe stafi komandues, nga ekipi  mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës, ndërsa personi i dyshuar është arrestuar”- ka thënë Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës.

Vrasje në Pejë, arrestohet një i dyshuar