Djali dyshohet se theri me thikë babanë

Një therje me thikë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Mitrovicë.

Siç mëson KALLXO.com, dyshohet se djali ka therur babanë e tij.

Rasti u konfirmua nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për KALLXO.com tha se viktima 58-vjeçar po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Zahiti theksoi se policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestinin e personit të dyshuar.

“Rreth orës 09:40 është raportuar një rast për lëndim trupor  i ndodhur në rrugën “Mbretresha Teutë” në  Mitrovicë. Nga informatat e para raportohet se viktima (rreth 58 vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një mjet i mpreht (thikë), i lënduari po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestinin e personit të dyshuar”, ka thënë Zahiti.