Ditmir Bushati: Erdhi dita, beso!
03.2.2020 - 20:02
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati e ka uruar qeverinë e re në krye me Albin Kurtin.
Bushati përmes një shkrimi në ‘Facebook’ ka shkruar ‘Erdhi dita, beso!’ moto këto të ndara të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, që i kanë shoqëruar procesin zgjedhor të 6 tetorit.
“Erdhi dita, beso! Të priftë e mbara, Kosovë!”, ka shkruar ai, duke përmendur edhe emrat; Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Isa Mustafa.
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë plenare me pikën e vetme të rendit të ditës; zgjedhja e Qeverisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme ka prezantuar programin e tij qeverisës.
Albin Kurti zgjidhet kryeministër i Kosovës
.