Ditët e fundit të marsit - me diell, ditët e para të prillit - me reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti me diell do të mbizotërojë edhe në pesë ditët e ardhshme në vend.

Sipas Institutit nga 28 marsi deri më një prill do të ketë temperatura tipike pranverore.

Ndërsa, pas një prillit do të ketë ulje të presionit atmosferik gjë që, sipas IHMK-së, do të ndikojë edhe në çrregullimin e disa parametrave meteorologjikë.

“Kjo situatë e parashikuar do të krijoj kushte për mot të vranët dhe me reshje të shiut të cilat pastaj gjatë vikendit parashihen të rrisin intensitetin”, është thënë në njoftimin e Institutit.

Tutje është treguar se në vise të larta parashihet të ketë reshje bore, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare reshjet e shiut parashihen të jenë të përziera me borë.

IHMK ka thënë se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius.

Erë është thënë se do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, ndërsa në vikend nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.