
Vota, QNR FOTO-KALLXO.com
Ditën e zgjedhjeve, Mitrovica e Veriut dhe Podujeva fitojnë dy orë më shumë "liri"
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se u është aprovuar kërkesa për zgjatjen e orarit të lëvizjes në Komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut për të paktën dy orë.
Të dy këto komuna janë në zonën e kuqe dhe kufizimi i lëvizjes fillon nga ora 19:00.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Është aprovuar kërkesa e KQZ-së që të zgjatet orari i lëvizjes në komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut, të cilat aktualisht janë në zonën e kuqe dhe masat kufizuese të lëvizjes fillojnë në orën 19:00. KQZ-ja ka kërkuar zgjatjen e orarit të lëvizjes edhe për të paktën dy orë të tjera për votuesit, ndërsa për aq sa do të jetë e nevojshme për stafin zgjedhor dhe vëzhguesit”, tha Elezi për KALLXO.com.
Ditën e diel në komunat serbe në veri të Mitrovicës dhe Komunën e Podujevës mbahen zgjedhjet lokale.