
Eskorta e presidentes në Mitrovicë të Veriut, 31.12.2024, Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com
Ditën e fundit të vitit, Presidentja Osmani qëndron në Veri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zgjedhur që në ditën e fundit të vitit 2024 ta realizojë një vizitë në Mitrovicën e Veriut.
E shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, si dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, e para e shtetit i ka falënderuar policët e të gjitha komuniteteve për shërbimin e tyre.
Me shpresën që viti 2025 do t’i sjellë të gjitha të mirat Kosovës, ajo i ka uruar edhe të gjithë qytetarët për Vitin e Ri.
11:00 – Ministrat Sveçla e Krasniqi në Mitrovicën e Veriut
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kalojnë mbi Urën e Ibrit – urën e cila ndan e bashkon qytetin e Mitrovicës.
Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com
10:51- Patrullimet e Policisë së Kosovës në Veri
Në mëngjesin e datës 31.12.2024, forcat e Policisë së Kosovës janë parë duke patrulluar në pothuajse çdo cep të Mitrovicës së Veriut, përkatësisht në Lagjen “Kroi Vitaku”.

Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com

Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com
10:47- Presidentja Osmani në Mitrovicë të Veriut
Pas vizitës së një familjeje në lagjen “Kroi Vitaku”, eskorta e presidentes, Vjosa Osmani, së bashku me veturat zyrtare në të cilat hyjnë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi nisen nga kjo lagje në drejtim të Urës së Ibrit.
Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com
Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com
Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com
10:45 – Vizita në lagjen “Kroi i Vitakut”
E para e shtetit, Vjosa Osmani së bashku me qeveritarët Sveçla e Krasniqi vizituan njërën nga familjet në lagjen “Kroi Vitakut”.
Pas vizitës, ajo përcolli një urim.
“Mirë u pafshim! Urime edhe një herë Viti i Ri, e kalofshi mirë sonte! Ministër, urime Viti i Ri sonte! Urime të gjithëve!” – u shpreh Presidentja.
10:26 – Njësia Speciale e Policisë vendoset në afërsi të Urës së Ibrit në Mitrovicë të Veriut
Mëngjesin e datës 31.12.2024, në afërsi të sheshit “Car Lazar” dhe Urës së Ibrit janë parë forca të shtuara të Policisë së Kosovës, duke patrulluar në këtë pjesë të vendit.
Pjesëtarë të Njësisë Speciale Operative (NJSO) të Policisë së Kosovës janë vendosur afër Urës së Ibrit.
Në Veri po qëndron edhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com
Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com
Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com
Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com