Ditë historike cilësohet nënshkrimi i marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë - Beogad nga Këshilli për Siguri i ShBA-së

Këshilli Kombëtar për Siguri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka quajtur historike arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për linjën ajrore Prishtinë- Beograd.

Këshilli i Sigurisë së ShBA-së duke shpërndarë një postim paraprak të Presidentit amerikan i cili e quajti fitore nënshkrimin e marrëveshjes.

”Ditë historike. Po kapërcejmë të kaluarën duke ndërtuara përpara një marrëdhënie normale midis fqinjëve”, thuhet në postimin e këshillit për Siguri të ShBA-së.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka mirëpritur qëllimin e dy linjave ajrore Euroëings dhe Grupit Lufthansa për të vendosur linje direkte mes Beogradit dhe Prishtinës, të nënshkruara sot në Berlin të Gjermanisë.

Stoltenberg e ka quajtur hap të rëndësishëm pasi që sipas tij, do të mundësohet qarkullimi i njerëzve dhe mallrave më lehtë dhe shpejtë brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Komandanti i misionit tonë të KFOR-it ruan autoritetin në hapësirën ajrore mbi Kosovën, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Dhe NATO do të mbetet i përfshirë përmes procesit të gjatë të Takimit të Normalizimit të Aviacionit në Ballkan, të cilin ne e udhëheqim”, thuhet në komunikatën e NATO-s të publikuar në faqen zyrtare.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit e ka mirëpritur angazhimin për vendosjen e linjës ajrore direkte Prishtinë-Beograd, pasi që sipas tyre, mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave edhe përmes transportit ajror.

“Ky hap është mirëpritur nga institucionet e Republikës së Kosovës, të angazhuar për normalizim të hapësirës ajrore, meqë shënon njohje të autoriteteve të aviacionit civil mes dy shteteve dhe bashkëpunim mes tyre, pas 20 vjetëve. Përmes kësaj linje, mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave edhe përmes transportit ajror”, thuhet në komunikatën e MIT.

Ministria e Infrastrukturës e mirëpret hapjen e korridorit ajror Prishtinë – Beograd

 

www.kallxo.com