Ditë e zezë, 15 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se brenda 24 orëve në Kosovë janë shënuar edhe 15 viktima nga coronavirusi.

Deri më sot në nivel vendi kanë vdekur 284 persona si pasojë e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 461 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 218 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 9.492 raste nga 38.803 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 284 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 156 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.346 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.862.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 70 raste, komuna Podujevë 23, komuna Gjilan 16 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna Fushë Kosovë 12 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Kllokot dhe Vushtrri.