Ditë e rëndë për Italinë, sërish rekord vdekjeje nga coronavirusi

Ora 18:00 e pasdites në Itali është kthyer në një moment heshtje kur kreu i Mbrojtjes Civile, Borrelli dha të dhënat e fundit në vend si pasojë e epidemisë.

Italia ka përjetuar edhe një 24 orësh të rëndë për nga numri i viktimave nga pandemia COVID-19.

Kur kanë kaluar më shumë se një muaj që kur në Itali është shfaqur pandemia e coronavirusit, që nga data 15 mars numri i viktimave në Italia ka qenë në rritje.

Autoritet italiane kanë raportuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 793 viktima, ndërsa vetëm në rajonin e Lombardisë që është zona më e goditur nga pandemia COVID-19 raportohet për 546 viktima, kështu duke shënuar ditën më të rëndë për Italinë.

Me 4,825 persona të vdekur, Italia është vendi që ka numrin më të lartë të viktimave në botë që kanë vdekur si pasojë e pandemisë COVID-19.

Duhet të theksohet se këto numra paraqesin vikamat që kanë qenë të infektuar nga pandemia COVID-19.

Në 24 orët e fundit është raportuar për një ngritje të numrit të shëruarve që janë 942 pacientë.

Janë paraqitur 4821 raste të reja, kurse totali i të infektuarve në Itali arrin shifrën prej 47,081 persona.
Aktualisht në trajtim intensiv janë 2857 persona.

Mbrojtja Civile e Italisë ka njoftuar se nesër pritet që të vijnë 52 mjekë nga Kuba për ti ndihmuar shëndetësisë italiane në trajtimin e pacientëve të prekur nga COVID-19.
Italia po përballet dhe me një nevojë të shtuar për staf mjekësor dhe kryeministri Conte një ditë më parë nxorri thirrjen për të gjithë mjekët jashtë sistemit që duan t’i bashkohen një Task Force për të luftuar këtë armik të ri. Thirrjes deri në këto momente i janë përgjigjur mbi 3500 mjekë.

Në Kosovë që nga data 13 mars kur është shfaqur rasti i parë me COVID-19 deri më sot janë regjistruar 28 raste.

Edhe katër raste të reja me coronavirus, numri shkon në 28

ISKHP-ja ka njoftuar sot se nga katër rastet e konfirmuara, njëri është rast i importuar nga Gjermania, i gjinisë mashkull, 32 vjeç me vendbanim në Bibaj-Ferizaj.

Ndërsa tre rastet tjera pozitive janë raste kontakti, 2 prej tyre janë me vendbanim në Prishtinë femra të moshës 50 dhe 29 vjeçare dhe e treta me vendbanim në Gjakovë e gjinisë femër, 40 vjeçare

Të gjitha kontaktet janë të identifikuara, rasti pozitiv është rast me vendqëndrim në Janjevë komuna e Lipjanit, i gjinisë mashkullore me moshë 46 vjeçare i kthyer nga Berlini me aeroplan më 11 mars 2020.