Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dita Ndërkombëtare e Rinisë shënohet me disa aktivitete në Prizren

Më 12 gusht në Kosovë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Rinisë.

Në kuadër të kësaj dite, organizata Instituti për aktivitete shoqërore ka organizuar disa aktivitete në Prizren, përfshirë aksione promovuese kundër drogës, punëtori për paqen dhe të tjera.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet sipas një njoftimi për media kanë qenë 80 të rinj nga të gjitha komunitetet.

“Në kuadër të “Muajit të të Rinjve” veçanërisht ishte domethënëse dhe tejet mbresëlënëse shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Rinisë në Prizren ku në skenë ishte rinia multietnike (më shumë se 80 të rinj) nga të gjitha komunitetet nacionale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim për media.

Tutje thuhet se këtë aktivitet e financoi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamentit të Rinisë në kuadër të projektit sektorit të edukimit shëndetësor të të rinjve “Stop substancave të dëmshme – Rinia e shëndoshë” përpara organizatës joqeveritare Instituti për aktivitete shoqërore, kurse të gjitha aktivitetet i ka koordinuar Hermin Memisi.

Sipas organizatës, fillimisht të rinjtë kanë vizituar institucionet shëndetësore dhe patën mundësi të dëgjojnë rreth mënyrës së shëndetshme të jetesës për të rinj.

“Aksioni promovues “NO DRUGS”, Punëtoria – Rëndësia e vullnetarizmit dhe shkrimi i MESAZHET TË PAQES PËR TË RINJ,  aksioni – Krijimi i harmonisë multietnike me vizitë të monumenteve kulturore të Prizrenit, Kalaja e Prizrenit, të rinj nga Kalaja kanë lëshuar balona dhe kanë dërguar mesazhet e shkruara të paqes dhe shëndetit të gjithë të rinjve në botë, aktivitete sportive-rekreative për të rinj në kompleksin Andrra buzë Lumbardhit”, është bërë e ditur në fund.