Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, Osmani: Aleancat e forta jenë linja e shpëtimit të demokracisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se aleancat e forta kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë linja e shpëtimit për mbrojtjen e demokracisë në nivel global.

Osmani ka thënë demokracia është aq e fuqishme sa vullneti i popullit për ta përqafuar dhe mbrojtur atë, duke shtuar se vitet e fundit demokracitë janë testuar, veçanërisht në Europë.

Këtë deklaratë ajo e ka bërë në Ditën Ndërkombëtare të Demokracinë.

 

“Historia e Kosovës është histori e besimit në demokraci”.

Kështu u shpreh presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pasi mori çmimin që u jepet personaliteteve që janë të përkushtuar për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit, lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit dhe mbrojtjes së vlerave europiane, çmimi M100 Media Award.