Sheshi para Qeverise dhe Kuvendit të Kosovës - FOTO: KALLXO

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, Kuvendi i Kosovës hap dyert për qytetarët

15 shtatori shënohet si Dita Ndërkombëtare e Demokracisë.

Kjo pasi në vitin 2007, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi këtë datë të shënohet si Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë – me qëllim të promovimit dhe ruajtjes së parimeve të demokracisë.

Në kuadër të kësaj, u ftuan të gjitha shtetet anëtare dhe organizatat që të përkujtojnë ditën në një mënyrë të përshtatshme që kontribuon në ngritjen e ndërgjegjësimit publik.

Këtë ditë e shënon edhe Kosova. Pasi 15 shtator ka qenë ditë e diele, sot kjo ditë po shënohet në Kosovë duke hapur dyert e Kuvendit.

Kuvendi i Kosovës shënon Ditën e Demokracisë këtë vit me moton “Pjesëmarrja”.

Qytetarët do të mund të vizitojnë ndërtesën e legjislativit, si dhe do të organizohen aktivitete që afirmojnë ndërtimin e demokracisë.

09:30 – Dyert e hapura të Kuvendit

10:00 – Kryetari në detyrë i Kuvendit, Kadri Veseli, mban fjalim mirëseardhës (Holli i Kuvendit)

10:10 – Prezantimi i ueb-faqes së re të Kuvendit (Holli i Kuvendit)

10:30 – Kabina e Transparencës, video-porosi (Oborri i Kuvendit)

10:40 – Ekspozitë e foto-sesionit me temën “Pjesëmarrja” (Oborri i Kuvendit)

10:50 – Hapja e panairit të organizatave të shoqërisë civile (Oborri i Kuvendit)

11:30 – Kuizi i Demokracisë (Holli i Kuvendit)

13:30 – Debat publik “Transparenca dhe pjesëmarrja qytetare në Kuvend” (Salla 405)

13:40 – Prezantimi i Strategjisë për Informim dhe Komunikim (Kuvendi i Kosovës)

Termi “demokraci” do të thotë një qeveri e popullit, nga populli dhe për njerëzit.

Çdo vit, dita festohet me një temë tjetër dhe këtë vit është “Pjesëmarrja”.