Dita e parë e vjeshtës - me mot të vranët dhe me reshje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme pritet të kemi mot të vranët dhe riga lokale shiu.

“Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga lokale shiu. Po në këtë ditë edhe zyrtarisht futemi në stinën e vjeshtës astronomike dhe me ketë rast do të ndodh ekuinoksi vjeshtor (dita dhe nata do të zgjasin nga 12 orë)”, thuhet në njoftim.

Sipas IHMK-së, temperatura minimale do jetë 7 gradë celsius, ndërsa ajo maksimale deri në 19 gradë celsius.

“Temperaturat në ditën e parë të vjeshtës do të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius’, thuhet tuje në njoftim.