ARKIV - Ilustrim: Nga një protestë kundër dhunës ndaj grave FOTO ARKIV: KALLXO.com

Dita e Gruas festohet me protesta në Kosovë, 1222 viktima të dhunës u raportuan më 2020

Sot në të gjithë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Me rastin e kësaj date në Kosovë janë organizuar protesta e marshe kundër dhunës ndaj grave, vrasjeve, diskriminimit gjinor, ngacimmimeve seksuale, mendësisë patriarkale e shumë problemeve me të cilat ndeshen vajzat dhe gratë në Kosovë.

Në orën 11:00 do të mbahet marshi “Marsho me biçikletë” afër memorialit “Heroinat” në Prishtinë.

Në orën 12:00 do të mbahet marshi qendror “Marshojmë s’festojmë, kundër patriarkatit që vret” duke u nisur nga Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Në periudhën janar-shtator 2020  janë raportuar 1571 raste të dhunës në familje me 1596 viktima, prej të cilave janë evidentuar 1 mijë e 222 viktima vajza dhe gra.

Sipas Policisë, në periudhën janar-shtator të vitit 2020 gjashtë gra janë vrarë, katër prej të cilave cilësohen si ‘vrasje të rënda.’